Ahmeti porosi nga Çairi: BDI nuk mposhtet kurrë!

“Unë jam krenar për investimin kombëtar që është bërë gjerë më tani. Ne sot na përfaqësojnë denjësisht ministrat tanë dhe kjo është krenaria kombëtare që kur ma thonë miqtë tanë nga Brukseli, Uashingtoni, Berlini, Parisi…”.

Marketing

Kështu është shprehur mes tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në organizimin në Çair, teksa foli për kuadrot në qeveri.

Më tej ai dërgoi porosi, se BDI nuk mposhtet kurrë, sepse asnjëherë nuk ka punuar pas shpinës së qytetarëve dhe janë përpjekur të jenë shërbëtorë të vërtetë.

“Andaj të vazhdojmë bashkërisht, në rrugën tonë drejt Europës, drejt luftës së pakompromis për vlera dhe cilësi, sepse ne fitojmë duke luftuar për vlera dhe cilësi. Dhe mos u mposhtni nga përballjet, mos u mposhtni nga njerëzit që mund të ju nënçmojnë. Ju jeni thesari, thesari kombëtar. Andaj përpara drejt fitoreve të reja, ashtu siç kemi qenë të pamposhtur ne BDI, nuk mposhtemi kurrë, sepse kurrën e kurrës pas shpinës nuk i kemi punuar popullit dhe asnjëherë nuk do t’i punojmë pas shpinës popullit tonë. Gjithmonë jemi përpjekur që të jemi shërbëtore të vërtetë”, tha Ahmeti më tej./TV21