OKB-ja miraton rezolutë për ndihma në Gazë, por jo për armëpushim

Pa asnjë surprize, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka miratuar një rezolutë për të rritur ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, mirëpo jo për armëpushim. Në rezolutë, OKB ka bërë thjesht thirrje për hapa urgjentë “për krijim të kushteve për ndalje të qëndrueshme të armiqësive”.

Marketing

Votimi është shtyrë për disa orë, për shkak të negociatave intensive për të shmangur veton e Shteteve të Bashkuara, siç ndodhi në të kaluarën.

Votimi është shtyrë për disa orë, për shkak të negociatave intensive për të shmangur veton e Shteteve të Bashkuara. Si pasojë e rritjes së zemërimit global për rritjen e numrit të viktimave civile në luftën 11-javore mes Izraelit dhe Hamasit, dhe pas përkeqësimit të theksuar të krizës humanitare në enklavën palestineze, Shtetet e Bashkuara kanë abstenuar votimin, për t’i mundësuar Këshillit prej 15 vendeve anëtare që të miratojnë rezolutën e hartuar prej Emirateve të Bashkuara Arabe. Të gjitha vendet anëtare kanë votuar për miratim të rezolutës, përveç Rusisë, e cila, po ashtu, ka abstenuar. Pas negociatave të nivelit të lartë për të fituar mbështetjen e Uashingtonit, rezoluta nuk e trajton çështjen e kontrollimit të ndihmave që hyjnë në Gazë, nga ana e Izraelit.

Ambasadori i Izraelit në OKB ka kritikuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit, duke thënë se fokusi i saj në ndihmë është “i panevojshëm dhe i shkëputur nga realiteti”.

“Izraeli po lejon tashmë dërgesat e ndihmave në shkallën e kërkuar,” tha ambasadori Gilad Erdan. “OKB-ja duhet të ishte fokusuar në krizën humanitare të pengjeve”.

Nga ana tjetër, ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour bëri një bilanc duke thënë se deri më tani kanë vdekur 20,000 palestinezë.

“Askush nuk duhet të harrojë se ajo për të cilën po flasim janë 2.3 milionë palestinezë që kanë luftuar për jetën e tyre dhe duke u përballur me vdekjen,” thotë ai. Mansour bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “masakrës”.

Në fillim të këtij muaji, 13 nga 15 anëtarët e këshillit mbështetën një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, por SHBA vuri veton ndaj saj dhe Britania e Madhe abstenoi.