Veli Veliu zgjidhet kordinator i PDE në Tetovë

Në bazë të vendimit të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike Evropiane për shtrirje të strukturave partiake, mbrëmë në Tetovë u mbajt këshilli inicues për zgjedhjet e kordinatorit të PDE në Tetovë ku prezent ishin kryetari i PDE Arjanit Hoxha i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami dhe udhëheqësia e partisë.

Marketing

Me grupin e punës së këshillit inicues udhëhoqi Ilaz Ilazi i cili njoftoj se deri te grupi punues është dorzuar vetëm një kandidaturë për kordinator të Këshillit komunal të PDE në Tetovë, pra kandidatura e Veli Veliut.
Me mbështetje unanime nga të gjithë të pranishmit për kordinator u zgjodh Veli Veliu i cili në fjalimin e tij falenderoi të gjithë për mbështetjen dhe u zotua për të punuar me përkushtim në strukturimin e plotë të partisë në Tetovë.

Kuvendit themelues i’u drejtua edhe një nga themeluesit e partisë, Altrim Mamuti i cili falenderoi gjithë aktivistët për punën e tyre të palodshme. “Në kohën kur kuptimi i fjalëve “bashkëpunim” dhe “solidaritet” është thellësisht i nevojshëm ne duhet të tregojmë se jemi në këtë rrugë për të marë vendime të mira për të gjithë. Energjia jonë pozitive duhet të frymëzojë shumë aktivizëm politik në të mirë të të gjithë qytetarëve. Kemi detyrim ti kthejmë vlerat pozitive e progresive europiane me punë e transparencë para jush dhe qytetarëve tonë” – tha në fjalimin e tij Mamuti.

Në fund Këshillit inicues ju drejtua edhe kryetari i partisë Arjanit Hoxha i cili tha se me punë dhe përkushtim është arritur të bëhet shtrirje kualitative në çdo vend ku zgjidhen kordinatorët e PDE.
“Me lejoni që t’i uroj Veliut suksese në obligimin e marë nga ju për të punuar me përkushtim për të arritur synimet tona si parti politike. Ne e nismëm idenë tonë jo për inat të dikujt apo për ti bërë karshillëk, por duke u bazuar në qëllimin tonë të pastër për të bërë ndryshim, e nisëm këtë rrugëtim pa asnjë interes apo përfitim dhe sot arritëm që të shtrihemi fuqishëm edhe këtu në Tetovë. Kauza jonë për të punuar në ndërtimin e një gjenerate të re politike u shëndrua në sllogan kryesor që po e lexojnë drejt të gjithë që na bashkangjiten, prandaj edhe i riu Veli Veliu sot është shembëlltyra e asaj që e flasim, pra ndërtojmë gjeneratën e re të politikës me djem dhe vajza të reja që duan të ardhmen e tyre ta ndërtojnë aty në vendlindje” tha mes tjerash kreu i PDE Arjanit Hoxha.

Ditëve në vazhdim PDE do mbajë Këshillat inicuese edhe në komuna tjera ku do zgjidhen kordinatorët për këshillat komunale përkatëse.