Opozita në Kosovë: Kurti po manipulon qytetarët për Asociacionin

Partitë e opozitës në Kosovë janë mosbesuese për deklarimet e kryeministrit Albin Kurti se drafti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk shkel Kushtetutën. Në LDK thonë se ai do të analizohet me kujdes nga ekspertët pasi ka të dhëna se serbët e veriut fitojnë autonomi me këtë draft.

Marketing

“Ne do ta analizojmë dhe sigurisht se secili prej nesh në LDK do ta kundërshtoj aq sa mundemi, aq sa fuqi kemi një pjesë të autonomisë në territorin e Kosovës, sepse territori jonë është i shenjtë dhe fal gjakut që kanë derdhur heronjtë tanë ne sot po e gëzojmë këtë liri”.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kritike për draftin ndaj e konsideron të rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të shprehet.

“Ne e kemi diskutuar në Kryesinë e Aleancës dhe nuk jemi pajtuar me draftin e propozuar sepse në shumë nene është kundër Kushtetueses dhe krijojnë një autonomi territoriale për serbët.”

Partitë e opozitës kritikojnë qeverinë për mungesë transparence për draftin e Asociacionit. Kryeministri Kurti është shprehur i bindur se ai nuk shkel Kushtetutën dhe është i gatshëm ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.