“Mehmet Gega”, rruga në Çair merr emrin e prijësit të demonstratave të ‘68-ës në Tetovë

Një rrugë në Çair sot pagëzua me emrin “Mehmet Gega”, prijësit të demonstratave të ‘68-ës në Tetovë, shkruan TV21. Të pranishëm ishin edhe familjarët e Gegës dhe kryetari i komunës Visar Ganiu i cili tha se e konsideron vlerë domethënëse ndërrimin e emrit të rrugës që më herët quhej “Ogus Cezarec”. Përndryshe, Mehmet Gega ishte një mësues dhe një aktivist nga Tetova për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi.

Marketing

“Janë lidhur rrugët të cilët me të vërtetë janë domethënë për kombin tonë. Jo më larg nga këtu kemi nobelistin Ferit Murati me të cilin e kemi emëruar rrugën këtu, kemi arritur shkollën fillore ta emërtojmë “Ismail Qemali” dhe jo më larg se këtu e cila rrugë ka lidhshmëri edhe me bulevardin apo rrugën e Adem Demaçit I cili ishte njëkohësisht edhe mik shtëpie i Mehmet Gegës”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.