Paralajmërimi i LEN-it për bojkot të Kuvendit, flasin nga ASH

Paralajmërimi i koalicionit opozitar shqiptar se do të largohen nga parlamenti dhe se do t’a bojkotojnë insituticonin ligjvënës nëse deri më 31 dhjetor kuvendi nuk voton propozimin e tyre për anëtarë të KSHZ-së, komentohet nga pushteti dhe opozita maqedonase.

Marketing

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se do të sillen sipas ligjit dhe rregulloreve.

“Unë kam frikë mos janë procese ku nuk duan të jenë pjesë e zgjedhjeve. Nuk dua të besoj se është kjo, po sidoqoftë ka procedura në kuvendin tonë dhe ne do t’i ndjekim rregulloret, zakonet dhe ligjet dhe ne do të sillemi sipas atyre rregulloreve dhe procedurave.” – tha Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.