Pendarovski: Të bashkohemi për shoqëri të drejtë dhe humane

Në vend se të humbim energjinë në luftërat ideologjike dhe kulturore, të bashkohemi në përpjekjet që të krijojmë shoqëri të drejtë dhe humane me vertikale të qarta morale. Në atë mënyrë jo vetëm se do ta tejkalojmë agoninë dhe do ta zbusim krizën, por edhe do ta kthejmë shpresën në nënqiellin e Maqedonisë së Veriut, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e pritjes me rastin e Vitit të Ri për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, që mbrëmë e organizoi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

Marketing

Bashkëjetesa, tha presidenti, nuk ndërtohet vetëm me këmbimin e porosive dhe urimeve të mira, por para së gjithash, me relacione dhe miqësi personale.

“Përmes bashkëpunimit në Këshillin ndërreligjioz, përmes grupit të miqësisë mes Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit dhe Bashkësisë Fetare Islame, ju në mënyrën më të mirë e mbroni bashkëjetesën nga provokimet e individëve me qëllime jo të mira. Me atë jepni shembull për tërë shoqërinë tonë, si mund të jetojmë së bashku edhe krahas dallimeve tona në besimin dhe bindjet“, tha Pendarovski.

Pyetje për secilin prej nesh, siç tha, është si të dalim nga agonia e situatës së pashpresë dhe si sërish ta kthejmë shpresën në shoqërinë tonë.

“Bashkësitë fetare dhe grupet religjioze janë pjesë e zgjidhjes së problemit të hidhur. Në një shtet sekular, siç është i yni, bashkësitë fetare as munden, as është detyra e tyre, ta sanksionojnë korrupsionin, pasi kjo është punë e institucioneve kompetente shtetërore. Por, bashkësitë fetare mund të arrijnë diçka shumë më të rëndësishme, e ajo është – duke apeluar në ndërgjegjen dhe duke instituar në integritetin personal, bashksitë fetare mund t’i zhvillojnë shprehitë e mira në zemrat e besimtarëve. Me këtë, mund të krijojnë masë kritike të individëve të transformuar shpirtërisht, të cilët do ta transfomrojnë frymën e shoqërisë dhe do ta bëjnë korrupsionin, të paktën për një pjesë të besimtarëve, të papranueshëm, madje edhe të rezistueshëm“, porositi shefi i shtetit.

Ai e theksoi përkrahjen institucionale nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, i cili sipas tij, ka rol të pazëvendësueshëm në ndihmën për kapërcimin e ndarjeve në shoqëri, të kërkojë pika të lidhjes dhe me atë të kultivojë kulturën e tolerancës fetare dhe respektimin e dallimeve religjioze.

E përmendi edhe dialogun, siç tha, jo vetëm të besimeve fetare, por edhe mes ateistëve dhe agnostikëve, e që nënkupton bisedë, e jo konvertim.

“Transparenca e dialogut ndërreligjoz nuk na çon detyrimisht drejt braktisjes së bindjeve personale dhe pranimit të bindjeve tjera, por, drejt gatishmërisë që të njëjtat të kuptohen dhe respektohen“, tha presidenti Pendarovski.

Marketing