Pas propozimit për martesë, Fifit i ndodh e papritura

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Filloreta Raҫi, e njohur ndryshe me emrin artistik Fifi, mori një surprizë të paharrueshme nga partneri i saj Adisi.

Marketing

Në spektaklin “Dancing With The Stars”, ai i propozoi për martesë.

Pak pas përfundimit të spektaklit, artistja ka njoftuar në ‘Instagram’ një lajm aspak të këndshëm për të, ku ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj, për të gjetur qenushin që i ka humbur.

“Te dashur miq te instagramit, me duhet ndihma juaj! Sot rreth ores 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohes kur kemi qene ne spektakel, qenushja ime ka dalur nga shtepia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca është Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo qe mund ta keni pare diku ne rruge ose nese e keni gjetur, me lajmeroni!!”, njofton Fifi.