Dodik: Shpërbërja e Bosnje dhe Hercegovinës, çështje kohe!

FILE PHOTO: Bosnian Serb leader Milorad Dodik attends a meeting with Russian President Vladimir Putin in Moscow, Russia, May 23, 2023. Sputnik/Alexey Filippov/Pool via REUTERS/File Photo

“Është vetëm çështje kohë, Bosnja Hercegovina do të shpërbëhet”, kështu është shprehur presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Marketing

Ai ka theksuar se ‘Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska mori të gjitha vendimet e duhura për statusin e saj të pavarur’.

Gjithashtu shton se tashmë mbetet vetëm të presin se kur e gjitha kjo të realizohet.

“Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina? Kjo është pyetja që duhet të shtrohet. Ajo do të shpërbëhet, është vetëm çështje kohë kur kjo të ndodhë”, shprehet ai.