UNESCO jep çmimin, njihuni me rrugën më të bukur të Evropës

Kur vizitojmë një vend të ri, zakonisht i kushtojmë vëmendje ndërtesave historike, monumenteve dhe peizazhit, por shumë pak njerëz u kushtojnë vëmendje rrugëve, atyre vendeve ku udhëtojmë me orë të tëra. Disa rrugë anembanë botës, si Rua do Carmo në Porto ose Fifth Avenue në Nju Jork, janë bërë pika atraksioni turistik. Por, cila është rruga më e bukur në Evropë?

Marketing

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën) ka bërë një renditje të rrugëve më tërheqëse nga pikëpamja estetike dhe, konkretisht, në krye të klasifikimit është një rrugë në Spanjë.

Bëhet fjalë për rrugën San Pedro, e vendosur në qytetin e Osunës, në Sevilje. Ky qytet dallohet nga pjesa tjetër për trashëgiminë e tij të vlefshme, një kompleks arkitekturor me bukuri të jashtëzakonshme, me pallate dhe shtëpi feudale të dominuara nga Kisha e tij Kolegjiale.

Në Osuna ka ende gjurmë romake, si nekropoli dhe një pjesë e teatrit, dhe që nga epoka myslimane ato ruajnë emrin “Osona” ose “Oxuna”. Por xhevahiri i qytetit është rruga San Pedro. Tre shtëpi feudale, një pallat dhe ndërtesa Cilla del Cabildo Colegial, të ndara me vetëm disa metra, përfaqësojnë një shembull të stilit më të pastër barok andaluzian.

Në këtë rrugë shihen përpjekjet e mëdha ndërtimore të promovuara nga dukët e Osunës përgjatë viteve. Struktura përshkohet nga pallate të stileve të ndryshme, gjë që na lejon të vlerësojmë evolucionin arkitektonik që është përjetuar në Spanjë gjatë shekujve. Po kështu, në shumë fasada mund të shihen ballkone të farkëtuara.

Për më tepër, për shkak të arkitekturës së saj mahnitëse, në këtë rrugë janë xhiruar edhe filma.