Banorët në Kinë kalojnë Krishtlindjet me mot të pazakontë

Pekini ka përjetuar dhjetorin e tij më të ftohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1951.

Marketing

Temperaturat në kryeqytetin kinez kanë rënë shpesh nën -10 gradë Celsius gjatë këtij muaj. Po ashtu festa e Krishtlindjes i gjeti banorët vendas me temperatura të pazakonta.

2023-shi ka qenë një vit ekstremesh në Pekin pasi gjashtë muaj më parë regjistroi ditën e tij më të nxehtë të qershorit, me pak më shumë se 40 gradë Celsius.

Kina është goditur nga disa valë të motit jashtëzakonisht të ftohtë tashmë këtë dimër.

Një observator i motit në Pekin kohët e fundit regjistroi më shumë se 300 orë temperatura nën zero në më pak se dy javë, sipas mediave shtetërore.

Moti i ftohtë ka prekur provincat në të gjithë Kinën, ku shkollat ​​në disa zona janë detyruar të mbyllen dhe shërbimet e transportit po përballen me vështirësi.

Temperaturat e ulëta që vijojnë prej kohësh kanë vënë nën tendosje furnizimet me energji në provincën Henan, pas raportimeve se disa kaldaja për ngrohje janë prishur.

Ndërkohë, pjesë të Japonisë veriore kanë parë reshje të mëdha dëbore, shumë më tepër se sasia e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Paralajmërime për borë të dendur janë lëshuar për disa zona gjatë ditëve të fundit, me rreth një metër borë që ka rënë në prefekturat Gifu dhe Hokkaido.

Sipas Administratës Koreane Meteorologjike (KMA) ka pasur një luhatje ekstreme të temperaturave në Korenë e Jugut javët e fundit – duke filluar nga 16 gradë Celsius në nën -12 gradë.