Selami njofton për matësit për matjen e shpejtësisë se automjeteve nga automjeti në lëvizje

Në kuadër të kompetencave të veta, Byroja e Metrologjisë, për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka verifikuar shpejtësimatësit e rinj të vendosur në automjetet, qëllimi i të cilave do të jetë matja e shpejtësisë së mjeteve që lëvizin nëpër rrugë në RMV.

Marketing

Këto automjete i promovuam sot bashkë me ministrin Spasovski, zëvendësministrin Bushi dhe kryetaren e Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor të RMV-së, Kozhuvarovska.

Byroja e Metrologjisë është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim dhe përkushtim për t’iu përgjigjur kërkesave të institucioneve, kur është fjala për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, e në këtë rast, sigurinë e qytetarëve në komunikacion.