Bombardime të ashpra në Gaza, 241 palestinezë të vdekur brenda një dite sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Të paktën 241 palestinezë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ndërkohë që operacioni ushtarak izraelit në terren vazhdon.

Marketing

Izraeli pretendon se ka goditur më shumë se 100 vende të martën, mes raporteve për operacione të afërta tokësore në Gaza qendrore.

Shpërthime të forta dëgjoheshin nga Rripi i Gazës në të gjithë perimetrin me Izraelin në orët e para të së mërkurës, raporton BBC.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, burimet mjekësore palestineze thonë se gjashtë palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dron gjatë natës në kampin e refugjatëve Nur Shams në Tulkarem.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha më tej se 382 persona te tjerë kanë mbetur në lënduar gjatë natës. Po sipas këtij institucioni, të paktën 20.915 palestinezë janë vrarë në gati 11 jave luftime.

Lufta filloi më 7 tetor pasi Hamasi udhëhoqi një valë sulmesh vdekjeprurëse ndaj komuniteteve brenda Izraelit, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe 240 persona u kthyen në Gaza si pengje.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka quan luftën një “krim të rëndë” kundër popullit të tij, ndërsa shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha se konflikti me Hamasin do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”.