‘Turqia po bën gjenocid ndaj kurdëve’, thotë Netanyahu pasi Erdogan e krahasoi me Hitlerin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po kryen “genocid” ndaj popullit kurd në Turqi, Siri dhe Irak, pasi turku e akuzoi më herët se nuk kishte ndryshim nga lideri nazist Adolf Hitler, me bombardimet ndaj palestinezëve.

Marketing

“Ata flasin keq për Hitlerin, por çfarë ndryshimi keni ju nga Hitleri? Ajo që po bën Netanyahu nuk është asgjë më pak se ajo që bëri Hitleri,” tha sot Erdogan për gazetarët në Ankara.

“Madje është më i pasur se Hitleri, sepse financohet nga Perëndimi. Çdo lloj mbështetjeje i vjen nga Shtetet e Bashkuara, dhe me këtë mbështetje ata kanë vrarë më shumë se 20 000 banorë të Gazës”, shtonte Erdgoan.

Netanyahu reagoi ndaj komenteve në rrjetin X, duke thënë: “Erdogani, i cili po kryen gjenocid ndaj kurdëve dhe ka burgosur një numër rekord gazetarësh, është personi i fundit që mund të na predikojë moral”.

“Ushtria izraelite po lufton për të eliminuar një organizatë terroriste si Hamas-ISIS”, shtonte Netaniahu.

Popullsia e Turqisë përfshin rreth 15 millionë kurdë që jetojnë në juglindje të vendit por shpesh ka goditur objektiva dhe rebelime të tyre me justifikimin e sulmeve ndaj partisë separatiste të Kurdistanit, ndërsa së fundmi sulmet ajrore dhe tokësore turke kanë përfshirë zona të veriut të Sirisë dhe Irakut.