Vdes Dick Marty

Në moshën 78-vjeçare ka vdekur ish-senatori zviceran dhe prokurori Dick Marty, shkruajnë mediat zvicerane.

Marketing

Dick Marty në Kosovë njihet më shumë për raportin i tij të vitit 2011 si raportues i Këshillit të Evropës mbi pretendimet për krimet e kryera nga UÇK-ja.

Marty ka lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989.

Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995.

I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë.

Ai dha dorëheqjen në vitin 2011. Ndër nismat e tij ishin instalimi i një prokurori federal të pavarur dhe dekriminalizimi i abortit.