UT dhe SHPK Makedonijalek nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli e priti sot në një takim drejtorin e SHPK Makedonijalek SHPK, Dragan Momçilloviq. Gjatë këtij takimi, ata nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në mes të dy institucioneve. Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit në mes të dy institucioneve, edhe atë, në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si, seminare, konferenca, Work-shop punëtorive, dhe të ngjashme. Po ashtu, ky memorandum parasheh edhe krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme të të dy institucioneve.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi palët ranë dakord që do të ndajnë informata relevante të interesit të ndërsjellë, do të ftohen dhe do të marrin pjesë në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe ngjarje të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve të dy institucioneve. Po ashtu, ata bashkërisht do të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve, që janë nënshkruese të marrëveshjes. Ndërsa në fushën e zbatimit të aktiviteteve, të dyja palët marrin përsipër, që gjatë përfshirjes së të gjithë aktorëve, në mënyrë transparente do t’i kryejnë aktivitetet e planifikuara.
Ky memorandum do të ndihmojë që palët nënshkruese të ndajnë përvojat ekzistuese dhe të reja të rëndësishme për fushat e tyre të veprimtarisë dhe grupit respektiv.

Marketing