Misteri rreth Michael Schumacher 10 vite pas aksidentit, çfarë dihet për shëndetin e tij

Kur kanë kaluar 19 vjet nga aksidenti i legjendës së Formula 1, Michael Schumaker, shumë pak dihet për jetën e tij.

Marketing

Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 u aksidentua në 29 Dhjetor të vitit 2013 ndërsa ishte duke bërë ski në Alpet franceze, ku u përplas me kokë në një gur. Prej atij momenti legjenda ra në gjendje kome, dhe lajmet për shëndetitn e tij kanë qenë me “pikatore”.

Shpesh kanë qarkulluar informacione se ai është në gjendje të paralizuar dhe as nuk flet as nuk dëgjon më, është i mpirë vazhdimisht, ç’ka ka bërë që familija të reagojë ashpër ndaj këtij lloj informacioni, por pa dhënë asnjë detaj më tej se si parqitet në të vërtetë gjendja e tij.

“Vendimi për të mbrojtur privatësinë e tij nga publiku u mor në interesin më të mirë të Michael. Është e drejta e familjes që ta trajtojë çështjen në mënyrën më të mirë për ta”, theksoi menaxherja e Schumacher, Sabine Kehm.

Kur shtatë herë kampioni i botës në F1 ishte në terapi intensive në Grenoble, 10 vjet më parë, një gazetar i maskuar si prift u përpoq të hynte dhe një person tjetër pretendoi se ishte babai i tij.

”Kishte shumë raste të pakëndshme”, tha Kehm.

Fakti që familja arriti të mbante nën kontroll çdo rrjedhje nga shtëpia e tyre në Zvicër është për shkak të një pune të madhe mbështetëse ndaj privatësisë së shëndetit të tij.