Sindikata: Shpenzimet elementare të një familje katër anëtarëshe janë 56.522 denarë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë së Veriut prezantoi metodologjinë e re të llogaritjes së shportës minimale sindikale, e cila do të jetë baza mbi të cilën sindikatat nga viti 2024 do të avokojnë për rritje të pagave të punonjësve. Sipas llogaritjes së profesorëve dhe ish-ministrave të financave që krijuan shportën e re minimale Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski, për nevojat elementare të familjes katër anëtarëshe dy prindër dhe dy fëmijë që shkojnë në shkollë nevojiten 56.522 denarë. Në prezantim u theksua se familjet që paguajnë qira e kanë më të vështirë, sepse shporta e tyre sindikale është për 21.324 denarë më e shtrenjtë për shkak të qirasë, ujit, energjisë dhe ngrohjes. Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov theksoi rëndësinë e shportës minimale për të cilën tha se vendosja e saj në vitin 2011 ishte bazë për miratimin e ligjit të ri për pagën minimale.

Marketing

“Periudhën e kaluar dëgjuam kritika në lidhje me llogaritjen e shportës minimale, prandaj vendosëm të punësojmë ekspertë të shkëlqyer në fushën e tyre, ish-ministra të financave, të cilët do të japin një kontribut të rëndësishëm në mënyrën se si do të krijojmë metodologjinë e re për shportën minimale, e cila do të përfaqësojë nevojat themelore të një amvisërie katër anëtarëshe”, thonë nga Sindikata.

Trendafilov tha se shporta minimale ishte argumenti kryesor për rritjen e pagës minimale për 2.806 denarë, më vonë për 2.175 denarë dhe sipas llogaritjeve të bëra për 2.500 denarë në mars të vitit të ardhshëm.