Lëvizja e federatës italiane, klauzolë kundër Superligës për klubet e Seria A

Të gjitha skuadrat italiane që prej sezonit e ardhshëm dhe në vazhdim duan të luajnë në Serie A, duhet të heqin dorë nga projekti i Superligës europiane. Kjo është lëvizja më e fundit e Federatës Italiane, e cila aprovoi sistemin e ri të licencimit të klubeve për edicionin 2024-2025.

Marketing

Një vendim që i ndalon të gjitha ekipeve elitare të marrin pjesë në aktivitetet të cilat nuk organizohen nga FIFA dhe UEFA. Federata italiane ka qenë gjithmonë kundër turneve alternativë për klube, që mund të zhvillohen në Europë.

Projekti i Superligës tronditi kontinentin dhe tashmë mori bekimin e Gjykatës Europiane se mund të ekzistojë, për të rivalizuar me pozitat dominuese të FIFA-s dhe UEFA-s. Plani bëri që federatat e të gjitha vendeve të pozicionoheshin kundër, ndërsa institucionet e vendeve më të mëdha të merrnin masa konkrete “për mbrojtjen e kampionateve kombëtare”.

Federata në Itali është ndër të parat që hodhi hapa konkrete dhe në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit, në mbylljen e vitit 2023 aprovoi sistemin e ri të licencimeve. Përpos kritereve teknike dhe financiare për të marrë pjesë në sezonin 2024-2025, është përfshirë edhe klauzola kundër Superligës.

E hartuar prej vitit 2021, me pjesëmarrjen në kampionatin italian, të gjitha klubet heqin dorë nga mundësia e angazhimit në këtë turne. Në të kundërt nuk do të mund të luajnë në Serie A.