Mozzik njofton se janë arrestuar tre persona për vjedhjen në shtëpinë e tij

Me 16 tetor, reperi i njohur Mozzik njoftoi se shtëpia e tij ishte cak i hajnave. Ai kishte thënë se i ishin vjedhur 100 mijë euro kesh, 15/16 armë me leje e ari (orë, unaza e qafore). Ndërsa, sot rep-artisti ka njoftuar se janë arrestuar tre persona lidhur me vjedhjen në pronën e tij.

Marketing

Mozzik tha se gjatë këtyre dy muajve i kishte thënë vetës se ‘policia po pritojnë, nuk po punojnë”, por, që kishte qenë gabim, raporton Insajderi.

“Qenkan arrestuar 3 persona të qytetit Ferizaj ku edhe dyshohen se njëra nga veprat kriminale që kan kryer është pikërisht shtëpia ime ( e vjedhur e thyer). Pak jam mahnit nga saktësia e tyre , pak nga shkathësia e tyre , pak nga profesionalizmi i tyre , por prap besoj nuk patën ku të shkojnë. Qdo ditë qe i thash vetës gjatë këtyre 2 muajve ” Spo punojnë” ” Po pritojnë ” Policia paskam pas gabim.”- ka thënë Gramoz Aliu.

Ai falënderoi Drejtori e Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha dhe sektorin e policisë rajonale në Ferizaj.

“Për çdo lavdatë Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha për angazhimin profesional e të sinqertë . Gjithsesi ekipa fantastike e Sektorit Rajonal të Hetuesisë Ferizaj në këtë zingjirë nga unë marrin duartrokitjet më të mëdhajat. Publikisht Falenderoj Ekipën e Sektorit Rajonal të Hetuesisë Ferizaj.”- ka shkruar reperi ferizajas.

Tutje, autori i shumë hiteve ka kërkuar nga qytetarët ta paguajnë tatumin..

“E nderuat vetën , mua dhe familjen e besa edhe qytetin tonë Ferizaj. E ju qytetarë paguani tatim , ta forcojmë së bashku këtë institucion të shenjtë. Zoti iu bekoftë kudo dhe kurdo“, shkroi ai në Facebook.

https://www.facebook.com/tripatemozzikit/posts/2866393216836788?ref=embed_post