Thyhet rekordi! Lind një foshnjë 7 kilogram

Një foshnjë e porsalindur ka thyer rekord me peshën e tij në Kili Pesha e tij është 7.105 kg dhe gjatësia 57 cm.

Marketing

Lindja e këtij fëmijë solli ndjenja të përziera, ku përveç gëzimit, ka dhe ankth pasi së bashku me nënën ndodhen ende të shtruar në spital.

“Është jashtëzakonisht e rrallë që të ndodhë një lindje dhe i porsalinduri të peshojë më shumë se shtatë kilogramë. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur kurrë në Kili. I porsalinduri me peshën më të madhe i regjistruar ndonjëherë peshonte 6.7 kg”, tha mjekja obstetër Marcia Venegas.

“Këta të porsalindur mund të jenë në rrezik të shtuar të hipoglikemisë, e cila është sheqeri i ulët në gjak, verdhëza, e cila është rritja e bilirubinës në gjakun e tyre dhe policitemia (një numër i rritur i qelizave të kuqe të gjakut).

Foshnja, siç raportohet nga Reuters, lindi në një spital në Curanilajue, por u desh të transferohej në një spital në Concepcion, një qytet në Kilin qendror, rreth 500 kilometra në jug të Santiagos, për shkak të komplikimeve shëndetësore.

Nëna është ende duke u trajtuar në Spitalin Kuranilahue dhe është në pritje të daljes nga spitali.