ë moshën 66-vjeçare, sot ka ndërruar jetë Nazif Zejnullahu, një nga njohësit më mirë të letrave shqipe.
Nazif Zejnullahu pasi ka kryer fakultetin e Filologjisë në Shkup që nga viti 1984 ka punuar si gazetar dhe redaktor në “Flakën e Vëllazërimit”, ku me shkrimet e tij ka prekur më shumë plagë të shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai njihet për kultivimin dhe ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe, me ç`rast është angazhuar si redaktorë gjuhësor i më shumë librave. Për një kohë ka punuar dhe në Këshillin për Radio Difuzion dhe së fundmi ka redaktuar revistën “Hëna e Re”, në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame. Me stilin e tij unik, Nazif Zejnullahu është dhe autor i shkrimeve gazetareske “Vis a Vis”.