Rritet papunësia në Gjermani, kërkesa për fuqi punëtore vazhdon të jetë e lartë

Numri i të papunëve në Gjermani u rrit paksa në dhjetor, edhe pse në nivel në të ulët sesa prisnin analistët.

Marketing

Ndërkaq niveli i papunësisë më 2023 ishte më i ulëti që nga ribashkimi gjerman, sipas të dhënave të publikuara më 3 janar.

Agjencia Federale e Punësimit tha se numri i personave të papunë në dhjetor u rrit me 5.000, duke çuar numrin e të papunëve në 2.7 milionë. Sipas analizave të Reuters, pritej që papunësia të rritej për 20.000.

“Tregu i punës është ende mirë sa i përket ngarkesës dhe paqartësive”, tha udhëheqësja e agjencisë, Andrea Nahles.

Shprehur në përqindje, në dhjetorin e vitit të kaluar papunësia në Gjermani u rrit për 5.9 për qind.

“Nëse e shikojmë vitin 2023, ne mund të shohim se ekonomia e dobësuar nuk e ka lënë të padëmtuar tregun e punës”, tha Nahles, duke theksuar se viti i kaluar ishte një ndër vitet me papunësinë më të ulët që nga ribashkimi gjerman.

Numri i të papunëve u rrit për 191.000 më 2023, krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa për fuqi punëtore ra në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe ky trend vazhdoi edhe më 2023. Megjithatë, kërkesa për fuqi punëtore vazhdon të jetë e lartë nëse bëhen krahasime në terma afatgjatë.

Më 2023, mesatarisht janë hapur 761.000 vende pune, apo 84.000 më pak se në vitin paraprak, tha agjencia gjermane.

Marketing