Milani mëson kundërshtarin për çerekfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Marketing

Bergamasit në 1/8 e finales mposhtën skuadrën e Sasuolos, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

De Ketelaere kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24-të, ku me pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Futbollisti belg dyfishoi rezultatin në minutën e 63-të, ndërsa Miranchuk shënoi golin e tretë për Atalantan, në minutën e 71-të.

Golin e nderit për Sasuolon e shënoi Boloca në 90+5.

Në çerkefinale, Atalanta do të përballet me Milanin, e cila të martën mbrëma fitoi me rezultat 4-1 ndaj Cagliarit.