Përfundon sezoni për Skriniar!

Milan Skriniar ka ësuar një lëndim të rëndë.

Marketing

Futbollisti i PSG-së u lëndua gjatë finales së Superkupës së Francës ndaj Toulouse, ku klubi parisien fitoi me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Skriniar pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 71-të.

Ai pati një problem fizik që tani mund ta mbajë larg fushës për një kohë të gjatë dhe mund ta detyrojë atë të humbasë pjesën tjetër të sezonit aktual.

Sipas raporteve në Francë, Skriniar mund t’i nënshtrohet një operacioni për të zgjidhur problemin. Gjithçka mbetet ende për t’u vlerësuar, por dëmtimi duket vërtet i rëndë.