Përfitimet shëndetësore nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frutë i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën e tij të plotë ose të shtrydhet. Lëngu i mandarinës është shumë i freskët dhe hidratues.

Marketing

Mandarina ka një nivel të lartë të limonenës, e cila ka vlera të mëdha. Ajo është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminë C, ndaj mandarina duhet konsumuar rregullisht.

Ka pasur një sërë studimesh mbi vlerat e mandarinës, dhe shkencëtarët janë akoma të marrosur pas saj.

Mban nën kontroll kolesterolin

Antioksidantët që gjenden tek mandarina, ulin kolesterolin e keq dhe rrisin atë të mirin në organizëm.

Lëngu i mandarinës lufton radikalet e lira në trup të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq, i cili ngjitet tek arteriet kryesore të trupit dhe shkakton mjaft probleme.

Mandarina gjithashtu përmban fibër të tretshme dhe të patretshme të cilat parandalojnë përthithjen e kolesterolit në organet kryesore.

Stimulon rënien në peshë

Mandarina është një frutë i pasur me fibër, dhe si rrjedhojë të bën të ndihesh me stomakun plot dhe të ngopur për një kohë të gjatë.

Nëse keni këtë ndjesi, atëherë nuk do të fokusoheni tek ushqimi gjatë gjithë kohës, gjë që do t’ju bëjë të bini në peshë.

Nëse konsumoni lëng mandarine do të bini nga pesha shumë më shpejt.

Rregullon tensionin e gjakut

Nëse konsumoni lëng mandarine rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Mandarina është e pasur me minerale si kaliumi që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Këto minerale e bëjnë gjakun të qarkullojë pa pengesa në organizëm.

Forcon imunitetin

Vitamina C tek mandarina ndihmon të luftoni të ftohtin dhe gripin dhe të keni më shumë imunitet.

Gjithashtu ajo ndihmon në largimin e toksinave dhe pastrimin e trupit. Të vjellat dhe çrregullimet në stomak mund të kurohen nga lëngu i mandarinës nëse konsumohet rregullisht.

Si të përgatisni lëngun e mandarinës

Qëroni 4 mandarina

Hiqni farat

Përdorni një mikser dhe përziejini mandarinat

Mos e filtroni lëngun

Shtoni mente dhe akull sipas preferencës

Lëngu i mandarinës për një lëkurë të shëndetshme

Vitamina C tek mandarina e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ajo përmirëson tonalitetin e saj dhe e bën lëkurën të duket më e re, pa rrudha dhe njolla. Mandarinën mund ta aplikoni edhe së jashtmi në lëkurë, ose ta hani që të merrni përfitimet e plota prej saj.

Shtrydhni lëngun e mandarinës

Përdorni një pambuk për të shpërndarë lëngun në lëkurë

Mbajeni për 15 minuta dhe më pas lajeni atë

Sikur të mos mjaftonin vlerat e mësipërme, duhet të dini që lëngu i mandarinës mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV.

Lëngu i mandarinës kundër plagëve

Vaji i mandarinës që nxirret nga fruti shëron dhe fuqizon prodhimin e qelizave të reja. Ky vaj mund të aplikohet në plagët apo çarjet e lëkurës.

Lëngu i mandarinës për flokë të shëndetshëm

Lëngu i mandarinës mund të aplikohet edhe në flokë. Vlerat e mëdha antioksiduese e mbrojnë lëkurën e kokës nga ndotja dhe radikalet e lira, rrjedhimisht ju nuk do të përballeni me zbokthin ose rënien e flokëve.

Shtoni lëngun e mandarinës në vajin e flokëve që përdorni rregullisht.

Lyeni kokën dhe mbajeni për 20 minuta

Lajeni atë

Flokët do të marrin shkëlqimin dhe volumin e munguar. Vitamina E dhe B12 ndihmojnë në rritjen e flokëve por luftojnë edhe thinjat.