Vrau të dashurën pasi e ngatërroi me një hajdut, lirohet nga burgu Oscar Pistorius

Ish-ylli i lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius është liruar me kusht nga burgu në Afrikën e Jugut, pas gati 11 vjetësh pasi vrau të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.

Marketing

Ai e qëlloi më armë disa herë në vitin 2013, e më vonë u shpreh se e kishte ngatërruar për hajdut.

Pistorius, tani 37 vjeç ishte dënuar për vrasje në vitin 2015 pasi një gjykatë e apelit e rrëzoi një verdikt të mëparshëm për vrasje të qëllimshme.

Ai do të jetojë nën vëzhgim dhe kushte të rrepta deri në skadimin e dënimit në vitin 2029.

Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, të gjithë të dënuarit kanë të drejtë të merren në konsideratë për lirim me kusht pasi ta kalojnë gjysmën e dënimit të përgjithshëm në burg.

Pistorius ka qenë në burg që në tetor të vitit 2014.