Shembet miniera e arit në Zimbabve, bllokohen 11 punëtor

Njëmbëdhjetë punëtorë janë bllokuar në një bosht nëntokësor pasi toka u shemb në minierën Redwing të Zimbabvesë, 270 km në perëndim të kryeqytetit Harare, thanë autoritetet të premten.

Marketing

Incidenti ndodhi të enjten në mëngjes, me vlerësimet fillestare që tregojnë për dridhjet sizmike si shkak të mundshëm të aksidentit, tha në një deklaratë Ministria e Minierave të Zimbabvesë.

Metallon Corporation, i cili zotëron minierën Redwing, konfirmoi incidentin në një deklaratë të veçantë. Kompania ka vendosur një ekip shpëtimi për të çliruar minatorët e bllokuar, shtoi ai.