Gjobiten 139 vozitës në Shkup, shkelën rregullat e komunikacionit

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.01.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 gjoba, duke përfshirë gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, tetë gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 8 sanksione për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

Marketing

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Marketing