Zhvillimet në M-NAV reagon BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim, dënon me vendosshmëri çdo formë të dhunës.

Marketing

Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne.

Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh.

Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosshmëri.

Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.

Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë.

Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore.

Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet.