Policia financiare të martën hyn në M-NAV

Policia financiare njoftoi se të martën do të hyjë në Navigacionin Maqedonas – M-NAV për të shqyrtuar tërë operacionin financiar, transmeton Sitel.

Marketing

Sipas njoftimeve do të shqyrtohet funksionimi i përgjithshëm financiar, puna e menaxhmentit të përgjithshëm, prokurimi publik, funksionimi i sindikatës si dhe punësimet e fundit.

Kjo pason sulmin ndaj punonjësve të kontrollit ajror, i cili ndodhi dje pas konferencës për media të Sindikatës M-NAV, ku u bë e ditur qëndrimi i anëtarësisë, se nuk pranojnë punësim nën presionin e menaxhmentit.