Skandali në M-NAV/ Prokuroria kërkon paraburgim për katër persona

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” të dënuar nga neni 303 paragrafi 2 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Marketing

Të dyshuarit me 4 janar me veprim të përbashkët kanë kryer vepër penale me të cilën rrezikohet siguria e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të kryerjes së veprës penale sulm ndaj një personi, kanë penguar shërbimet në aeroport.

Pasi u sekuestrua një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator d…
Edhe nga dy muaj paraburgim për gjashtë të arrestuarit për grabitje…
Zbulohet afati i fundit i përgjigjes së Mbappes për Real Madridin…
Prokuroria: Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes në Kontroll…
“Më ka larguar publiku ose ju produksioni”, Liberta i n…
Lexo më shumë

Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, ndaj dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet burg.

Prokurori publik, duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rreziku i arratisjes, mundësia që të dyshuarit të ndikojnë në procedurë ose ta përsërisin veprën penale, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit të cilët janë ndaluar, ndërsa katër të tjerët janë në kërkim.