Ilir Memeti dhe Milan Koraçi anëtarë të ri të Bordit Drejtues të M-NAV

Ilir Memeti dhe Milan Koraçi janë propozuar për anëtarë të Bordit Drejtues në M – NAV. Qeveria në seancën e sotme rekomandoi që të shkarkohet anëtarët e deritanishëm të bordit drejtues të MNAV, Fahrudin Hamidin dhe Ljube Stamenkovskin, përcjell KlanM. Këto vendime të Qeverisë, vijnë pas zhvillimeve të fundit në M-NAV, të cilat u shoqëruan edhe nga një incident i dhunshëm.

Marketing

“Qeveria vendosi t’i rekomandojë Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve në navigacion ajror (M – NAV) SHA Shkup, që të shkarkojë Fahrudin Hamidin dhe Ljube Stamenkovskin, ndërsa për anëtarë të Bordit Drejtues të zgjedhë Ilir Memedin dhe Milan Koraç”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Në ndërkohë, edhe Policia financiare ka hyrë sot në objektin e Navigacionit të Maqedonisht ku po bën kontrolle. Shqyrtimi i punës në M-NAV, po bëhet në bazë të një raporti të përgatitur.

Kujtojmë se më 4 janar, pas konferencës për media të sindikatës së Kontrollorëve të Fluturimeve, ku u shprehën pakënaqësi rreth punësimeve partiake në këtë institucion, tetë persona, ne mesin e të cilëve edhe ish ministri Bekim NEziri, i cili momentalisht është i punësuar në këtë institucion, hynë në objektin e MNAV dhe shkaktuan një incident të dhunshëm.

Prokuroria hapi procedurë hetuese për rastin në fjalë dhe për të njëjtën 8 persona dyshohen për rrezikim të trafikut ajror dhe për këtë i propozoi Gjykatës Penale që personave të dyshar t’u caktojë masën e paraburgimit. Por gjykata refuzoi propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarve u caktoi vetëm masa kujdesi, me arsyetimin se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për veprën me të cilën ngarkohen nga ana e prokurorisë.

Marketing