Blinken: Numri i civilëve të vrarë në Gaza është shumë i lartë, veçanërisht fëmijëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se numri i përditshëm i civilëve të vrarë në Gaza, veçanërisht i fëmijëve, është shumë i lartë, transmeton Reporteri.net.

Marketing

Ai thekson se 90 për qind e popullsisë së Gazës vazhdon të përballet me pasiguri akute ushqimore, dhe kjo ka pasoja të përjetshme për fëmijët, shkruan BBC.

Ai thotë se vuri në dukje në takimet e sotme se ndihma më thelbësore duhet të lejohet në Gaza dhe duhet të ketë shpërndarje më efektive brenda Gazës.

Ai thotë se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që mundet për të hequr pengesat dhe për ta lehtësuar këtë.

“SHBA qëndron me Izraelin në luftën e tij kundër Hezbollahut në kufirin me Libanin”, tha ai, duke shtuar se “SHBA-ja do të mbështesë Izraelin në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit”.

Marketing