Tasevski kontra Kovaçevskit : Të gjithë familjarët në M-NAV jemi profesionistë

Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, ka përgënjeshtruar pohimet e kryeministrit se në M-NAV ka nepotizëm. Ai pohoi se të gjithë anëtarët e familjes së tij të punësuar janë profesionistë të dëshmuar dhe me licenca paraprake për këtë detyrë.

Marketing

“Nëse për kryeministrin është nepotizëm punësimi i një kuadri i cili ka qenë i punësuar aty para 30 viteve dhe i ka kaluar të gjitha selektimet dhe kriteret e nevojshme, atëherë vërtet në këtë shtet kemi probleme, sepse unë mendoj se jam i vetmi në vend që i kam të gjitha lejet për kontrollor dhe në të gjitha detyrat, përfshirë edhe dy leje për hapësirën ajrore të ShBA-së.”, – theksoi kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski.

Marketing