Pasi Princi ‘u kap mat’ në aeroport me fotografen, reagon Elia

Elia Zaharia dhe Princ Leka i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, ndërsa ky i fundit ka nisur një tjetër histori dashurie me fotografen Blerta Celibashi.

Marketing

Së fundmi aktorja ka vendosur që të mos e ndjekë më ish-bashkëshortin e saj në Instagram e ndërsa Princi nuk e ndiqte Elian prej kohësh.
Tashmë e vetmja gjë që e lidh ish-çiftin është vajza e tyre, Geraldina.

Princ Leka ka lënë pas raportin me Elian, pasi një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut.

Historia mes tyre duket e konsoliduar, teksa tashmë çifti, ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht, kanë zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë së bashku. Leka dhe Blerta janë kapur “mat” në aeroportin e Budapestit, ku edhe kanë zgjedhur që të kalojnë natën e ndërrimit të viteve, krejt të vetëm.

Dyshja u shfaq në aeroport, teksa përpiqeshin t’u shpëtonin syve të kureshtarëve, megjithatë duket se nuk ia kanë dalë. Të vetëm, me valixhe në duar, dhe gjatë gjithë kohës bashkë, çifti i ri, ka zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, në kulmin e thashethemeve për ta.

Nga ana tjetër, Elia ka zgjedhur ta kalojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së saj, ku prej muajsh është rikthyer tashmë. Në rrjetet sociale, ajo publikoi foto me nënën, babain dhe vëllain e saj, ku natyrisht bashkë me ta ishte edhe Geraldina e vogël.

Megjithatë, këtë herë, ajo është shndërruar në personazhin më të ndjekur, duke fituar një vëmendje të madhe, pasi historia e saj e dashurisë me Princ Lekës u bë publike. Problemet mes ish-çiftit, kanë nisur që para verës së vitit të kaluar.

Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit. Por shkak i këtyre probleme nuk ka qenë historia me Blertën.

Marketing