Shtetet evropiane me internetin më të shpejtë dhe më të ngadalshëm

Duke përdorur të dhëna nga kontrolluesi i shpejtësisë së ngarkimit të faqeve të Google-it, BusinessComparison ekzaminoi shpejtësinë mesatare të ngarkimit të faqeve të internetit në desktop dhe telefon për pothuajse çdo vend evropian. Nuk ka të dhëna për Kosovën.

Marketing

Mesatarisht, evropianët shpenzojnë më shumë se gjashtë orë në ditë në internet.

Suedia renditet e para me internetin më të shpejtë prej 3.74 sekondash, e ndjekur nga Finlanda (3.84) në vendin e dytë.

Vendin e tretë e ndajnë Danimarka dhe Letonia, të dyja me shpejtësi mesatare prej 4 sekondash. Në vendin e pestë renditet Lituania (4.14), e ndjekur nga Zvicra (4.23).

Kur bëhet fjalë për shpejtësinë e internetit në telefon, Suedia është sërish më e mira me një mesatare prej 7.48 sekondash.

Në fund të listës, është Turqia (10.22), e cila pati rezultatin më të keq dhe raporti thoshte se kjo ishte për shkak të mbështetjes në kabllot e bakrit 30-vjeçare. Bullgaria (9.38), Rumania (8.59), Qipro (7.18) dhe Polonia (6.09) plotësojnë pesëshen e fundit.

Të njëjtat vende, në të njëjtin rend, gjithashtu kishin rezultatet më të këqija për shpejtësinë e internetit në telefon, ku Turqia kishte sërish kohën më të ngadaltë të ngarkimit me 13.19 sekonda.

Marketing