Pasi Lisa Bonet dorëzoi letrat e divorcit nga Jason Momoa dy vjet pasi çifti njoftoi se ishin ndarë, aktori hollivudian zbuloi se nuk kishte shtëpi.
Ai ka shpjeguar për “Entertainment Tonight” se është duke punuar për dokumentarin “On the Roam” dhe për këtë arsye udhëton shumë.
“Tani për tani nuk kam as shtëpi. Unë jetoj në rrugë”, tha ylli i “Aquaman”.
Seriali i dokumentarëve me të cilin po punon ndjek takimet e tij me sipërmarrës, muzikantë dhe sportistë gjatë udhëtimeve në SHBA.
Premiera e këtij projekti të tij është më 18 janar në platformën Max.