Qytetari nga Gjakova ishte nisur në drejtim të Serbisë, mbi dy muaj familjarët nuk e dinë ku gjendet

Një qytetar nga Gjakova raportohet i zhdukur, në nëntor ishte nisur në drejtim të Serbisë

Marketing

Një person nga Gjakova është raportuar i zhdukur.

Ai sipas familjarëve të cilët e kanë paraqitur rastin në Polici, më 25 nëntor të vitit 2023 kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur në Serbi dhe nga ajo ditë nuk kanë informacione për të.

Rasti është lajmëruar më 12 janar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri me tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në raportin e policisë.