Furnizuesi univerzal i energjisë elektrike – Qeveria hapi ofertat!

Qeveria ka njoftuar se janë hapur ofertat për furnizues univerzal të rrymës elektrike për konsumatorët në tregun e rregulluar. Në afatin e paraqitjes kanë mbërritur tri oferta.

Marketing

EVN dhe EMV Shitja ofrojnë mrazhë bruto prej 11.4%, kurse në ofertën e EDS, bruto marzha është 11.45%. Me kompaninë EDS Shkup është paraqitur edhe PAN INTERTREJD.

Sipas Qeverisë operatorët do të ftohen në ankand elektronik.

“Si vlerë fillestare do të merret marzha më e ulët e ofertave të operatorëve ekonomik. Ofertuesi i cili në ankandin elektronik do të ofrojë marzhën më të ulët do të ftohet të nënshkruajë marrëveshjen për furnizues univerzal me rrymë elektrike. Gjatë hapjes së ofertave, të pranishëm ishin përfaqësuesit e autorizuar të një pjese të operatorëve ekonomik. Të njëjtit nuk patën vërejtje për procesin e hapjes së ofertave”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Për furnizues univerzal do të zgjidhet kompania që do të ofrojë marzhën më të ulët të profitit, që për momentin është 11.5%. Ndër kushtet e definuara qëndron se firmat duhet të kenë 40 milion euro kapital pune.

Operatori që do të zgjidhet, nga qershori do ta merr rolin e furnizuesit me rrymë për më shumë se 800.000 amvisëri dhe konsumatorë të vegjël. Furnizimin me rrymë elektrike do ta bëjë në 5 vitet e ardhshme, deri në vitin 2029