Shkollë futbolli e Manchester City-t në Shqipëri, Rama: Projekti gati, brenda pranverës hapim kantierin

Manchester City do të hapë një shkollë futbolli në Shqipëri. Ka qenë vetë klubi nga Manchesteri që ka bërë të ditur lajmin, i cili është shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, nga kryeministri Edi Rama.

Marketing

Sipas Ramës, procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu.

Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se brenda pranverës do të hapet kantieri në Durrës, ku vendi ynë do të ketë një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë.

“LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri.

Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”-shkruan Rama.