Mickoski: Ambasadorët e BE-së në Shkup e Sofje të bisedojnë me qeverinë bullgare!

Euroambasadori Dejvid Gir dhe kolegu I tij nga Sofja duhet të bisedojnë me qeverinë bullgare, për të hapur rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, pa ultimatume dhe diktate, ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Marketing

Kjo deklaratë vjen pasi Euroambasadori Dejvid Gir potencoi në një intervistë se nëse VMRO-DPMNE është për integrimin e vendit në BE duhet t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

“Mendoj se euroambasadori Gir duhet të bisedojë me kolegun e tij në Sofje dhe me qeverinë bullgare që përfundimisht të hapet rruga e Maqedonisë drejt BE-së pa diktate, ultimatume dhe kërkesa hegjemoniste pas gjithë nënçmimeve kombëtare dhe disfatave në 30 vitet e kaluara”, tha Hristijan Mickoski.

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një prononcimi për mediat nga Vevçana, k akomentuar edhe zhvillimet rreth zgjedhjeve të ardhshme dhe pozicionimet partiake. Ai ka bërë të ditur se shumë parti që janë pjesë e pushtetit japin sinjale që t`i bashkangjiten VMRO-DPMNE-së. Ai ka theksuar se në periudhën e ardhshme do të ketë takime me të gjitha partitë politike në vend.

“Ka sinjale, shumë parti që janë pjesë e pushtetit, që kanë qenë në qeveri, japin sinjale që të kycen me VMRO-DPMNE-në. Ne kemi bërë Komisionin, kështu është procedura dhe në periudhën e ardhshme do të kemi takime me të gjitha partitë politike në Maqedoni. Pres ta pranojnë programin dhe platformën që e ofron VMRO-DPMNE dhe në bazë të platformës ta kthejmë Maqedoninë aty ku e ka vendin dhe sic donim ta shohim që nga vitet e 90-ta. Të jetë fituese, e jo e plaçkitur, e nënçmuar dhe e braktisur”, tha Mickoski.

VMRO-DPMNE të hënën në Gjykatën Kushtetuese do të dorëzojë kërkesën për anulimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit, për shkak se, sic tha Mickoski, nuk mund të arrihet të bëhet ndërrimi i dokumenteve deri në shkurt kur skadon afati për të zëvendësuar dokumentet personale