Willaim Walker: Do të martohem

Ish-ambasadori amerikan i OSBE’së, William Walker, ka pohuar sot në Viti se pas dy javësh do të martohet sërish.

Marketing

Atij i ka vdekur bashkëshortja në vitin 2009.

“Jam 88 vjeç. Jam më i vjetri në sallë. Por pas dy javësh do të martohem sërish”, ka thënë Walker.

Ndryshe, sot diplomati amerikan është shpallur “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Po ashtu, është zbuluar busti i Walker, si dhe atij i është dhënë “Çelësi i qytetit”.

Ambasadori Walker tha se ndihet i nderuar për respektin që po i bëhet në Kosovë. Ai shtoi se e viziton Kosovën çdo vit, në veçanti Reçakun dhe kompleksin e familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kujtojmë se, më 15 janar 1999, 42 civilë të pafajshëm e të paarmatosur shqiptarë vriten e masakrohen barbarisht nga ushtria serbe në Reçak.

Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.