Shpërthimi në Mitrovicë/4 nga 15 të plagosurit në gjendje të rëndë,kanë djegie të shkallës së tretë

15 persona u plagosën si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi këtë të shtunë në një banesë në fshatin Kçiq në Mitrovicë. Ndërkaq, mësohet se 4 nga 15 të plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Marketing

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

“Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët. Katër nga ata janë duke u operuar në sallën e operacionit. Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku. Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar.”, thuhet në njoftim.