Grabitet me armë shtëpia e yllit të Atletico Madridit

Shtëpia e sulmuesit të Atletico Madridit, Angel Correa është grabitur nga persona të maskuar dhe me armë të shtunën mbrëma.

Marketing

Mediumi spanjoll Cadena Cope raporton se katër persona të maskuar hynë me dhunë në shtëpinë e argjentinasit dhe e kërcënuan sulmuesin dhe familjen e tij diku rreth orës 21:00 të shtunën, sipas raportimit.

Thuhet se grabitësit morën të gjitha bizhuteritë dhe paratë që ishin në dispozicion në shtëpi para se të largoheshin.

Correa dhe familja e tij nuk kanë pësuar ndonjë dëm fizik. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit.