Modriq do të largohet nga Reali në Arabinë Saudite

Lluka Modriq (38) vendosi të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës dhe të shkojë në një nga klubet në Arabinë Saudite, njoftoi Planet Real Madrid.

Marketing

Sipas mediumit spanjoll, ka shumë mundësi që kapiteni i kombëtares kroate të largohet nga klubi madrilen pas 12 vjetësh.

Planet Real Madrid shkruan se Arabia Saudite është “destinacioni i përsosur për kroatin”.

Modriq kishte oferta jashtëzakonisht të pasura nga sauditët gjatë verës 2023.

Thuhej se edhe atëherë mund të largohej, por gjithsesi e vazhdoi kontratën me Realin edhe për një vit. Ndërkohë, ai nuk është më në krye të trajnerit Carlo Ancelotti, pasi vendin e tij e kanë zënë yjet e reja, si Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga apo Fede Valverde.

Modriq bëri 22 paraqitje, një gol dhe pesë asistime për Realin këtë sezon.