Lidhja Europiane për Ndryshim: Këshilli gjyqësor – vegël e BDI-së?

Tashmë të gjithë e dijnë që pengesa dhe frenuesi kryesor i integrimit të vendit tonë në BE dhe i sundimit të ligjit është BDI.

Marketing

Këtë së fundmi e vërtetoi edhe BE përmes ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop, i cili në mënyrë të drejtëpdrejtë reagoi në takimin me Ali Ahmetin për gjithë presionin politik që i bëhet kryetares së Gjykatës Supreme, zonjës Besa Ademi, pasiqë ajo nuk ra pre e presionit politik dhe mediatik të orkestruar nga BDI për kthimin e Nikolla Guevskit në vend. Në këtë drejtim reagoi edhe Ambasadorja e SHBA në vend Angela Ageler, e cila për presionet ndaj kyetares së Gjykatës Supreme deklaroi se Këshilli Gjyqësor ka dështuar në përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore dhe se qytetarët e vendit meritojne më mire. Gjithashtu, së fundmi reagoi edhe Ambasadori I Delegacionit të BE-se, ekselenca e tij David Geer, i cili theksoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë sjellur rritje të mosndëshkueshmërisë në vend. Presionet politike ndaj Këshillit gjyqësor ishin të notuara edhe në Raportin e fundit, me skandaloz dhe më të keqin të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Por çka ishte reflektimi dhe përgjigja e BDI-së pas këtyre porosive?

Përmes kumtesës zyrtare, BDI mes tjerash theksoi “Sa i përket Gjykatës Supreme, Ahmeti ka nënvizuar që është në kompetencë të Këshillit Gjyqësor të veprojnë sipas ligjeve…pa presione nga brenda dhe jashtë.” Të njejtin qëndrim e ripërsëriti edhe Artan Grubi në debat televiziv.
Të ndalemi këtu pak e të zbërthejmë ndikimin politik të BDI-së në Këshillin Gjyqësor.

Milazim Mustafa, sot anëtar i Këshillit Gjyqësor, më herët ka qenë këshilltar i 3 ministrave të Drejtësisë nga rradhët e BDI-së, Adnan Jasharit, Valdet Xhaferit dhe Bilen Salijit, është pikërisht personi që ka ngrit inicijativën për shkarkimin e Besa Ademit, dhe në një prej seancave kur e njejta u mor në pyetje, sipas mediave e kercënoi me burg.

Selim Ademi, sot anëtar i Këshillit Gjyqësor, më herët sekretar I komunës së Gostivarit derisa kryetar ishte Nevzat Bejta dhe këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë derisa Ministër ishte Blerim Bexheti.

Pas të gjitha këtyre fakteve të prezentuara, bashkërisht mund të konstatojmë se e keqja, korrupsioni, interferimi në gjyqësi, ka emër.

Më 8 Maj, do ti japim fund kësaj gjendjeje. Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë, Ne, Lidhja Europiane për Ndryshim, qytetarët e ndershëm, faktori ndërkombëtar, forcat progressive, sektori civil, ndërsa në anën tjetër janë kjo kastë e korruptuar që së fundmi rreh e sulmon profesionistët shqiptar edhe në vendin tyretë punës e që shpëtimin e vetëm e shohin te Nikolla Gruevski.