Snopçe: Për lojërat e fatit, kishim bllokim total nga ana e mediave dhe organizatave tjera, na përkrahi vetëm Izet Mexhiti! (VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe sot në panel diskutimin e Institutit “IDEA” me temë “Propozim ndryshimi i Ligjit për Lojërat e fatit: zgjidhje apo maskim?”, tha se deri sa luftonte për kërkesat e Lëvizjes Anti-Bixhoz, i vetmi që shprehu publikisht përkrahje, ishte Izet Mexhiti, përcjell TV21. Snopçe tha se kishte ndjesinë se ASH-ja nuk kishte mbështetjen e mediave dhe OJQ-ve në betejën kundër lojërave të fatit.

Marketing

“Në momentin që unë si përfaqësues i ASH-së në Parlament po angazhohesha, edhe atë fuqishëm, për të kaluar një propozim ligj që ishte kompatibil me kërkesën e organizatës Anti-bixhoz, respektivisht për mbylljen totale të kazinove, unë mendova se nuk patëm jehonë të mjaftueshme, mendova se kemi bllokazhë totale nga ana e mediave, ishte një ndjesi e tillë, kemi bllokazhë totale shoqatave joqeveritare, askush nuk doli me asnjë deklaratë minimale, që ja përkrahim propozimin e ASH-së, pra ngelëm vetëm. Kishim ndjesinë se ngelëm vetëm. Interesant ishte, i vetmi person i cili publikisht dha përkrahje për propozimin e ASH-së, edhe atë me press-konferencë, ishte Izet Mexhiti. Vetëm ai doli publikisht dhe tha e përkrahim propozimin e ASH-së dhe ne qëndrojmë prapa propozimit të ASH-së. NUk kishim asnjë deklaratë publike prej asnjë personi fizik dhe juridik, prej asnjë shoqate juridike-fizike, në shenjë përkrahje”, tha mes tjerash Snopçe.

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/693589299562305