Igli Hasani nesër në Shkup

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, nesër më 17 janar 2024, do të qëndrojë në Shkup për vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Krahas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministri Hasani do të ketë takime edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Zëvendësin e parë të Kryeministrit dhe Ministrin e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.