Javën e ardhshme dorëhiqet Kovaçevski, hapet rruga për Qeverinë teknike

Javën që vjen Dimitar Kovaçevski do të japë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit dhe me këtë t’i hap rrugën formimit të Qeverisë teknike. Megjithëse edhe 12 ditë na ndajnë nga formimi i Qeverisë e cila duhet ta përgatisë vendin për zgjedhjet parlamentare, VMRO DPMNE-ja akoma nuk ka caktuar emrat e ministrave dhe zëvendësministrave për këtë format të organit ekzekutiv. Kovaçevski tha se ka komunikim me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, por nuk foli për emrat që do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar. Paraditen e sotme ka pasur një takim mes kreut të Kuvendit, koordinatorit të LSDM-së dhe Kovaçevskit në të cilin është caktuar dinamika e zgjedhjes së Qeverisë teknike dhe procedurat që duhet ndjekur deri në fund të javës që vjen. Qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar.

Marketing